Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Atentat në Shkodër, viktima qëllohet nga një motor në lëvizje
Vrasje me armë zjarri në Shkodër mbrëmjen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek kinema Republika, ndërsa ende nuk dihen rrethanat. Burime bëjnë me dije se autorët janë dy persona me një motor të zi, ndërsa viktima është identifikuar si personi Kristian Kola. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve. gijotina.com/