“Nuk keni parë gjë akoma…”/ Shpërthen deputeti, akuza ndaj Kryeministrit: Ai ka marrë të gjitha pushtetet

“Nuk keni parë gjë akoma…”/ Shpërthen deputeti, akuza ndaj Kryeministrit: Ai ka marrë të gjitha pushtetet

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Igli Cara, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se me rikthimin e tij në parlament nuk sheh gjëra ndryshe, pasi Rama tashmë i ka marrë të gjitha. Sipas Carës, Ramën e ndihmoi edhe Kodi Zgjedhor, pasi fitoi 52% në zgjedhjet e 11 Majit duhet të kishte 72 deputetë, ndërkohë ka 83, natyrisht, kjo edhe për fajin e opozitës në momentin që pranoi miratimin e Kodit. Igli Cara: “Është një parlament ndryshe nga ai që gjej nga 2017 kur isha më parë. Kishte më shumë parlamentizëm. Atëherë u tha nga Rama ajo shprehja e famshe: Nuk keni parë gjë akoma! Vërtet nuk kishim parë, tani po e shohim vërtet. Ai ka marrë gjitha pushtetet dhe kjo duket qartë....