Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Taksë 250 lekë për tunelin e Llogarasë që u kushtoi taksapaguesve shqiptarë 220 milionë euro, kostoja do të..
Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku njoftoi të enjten vendimin për një tarifë prej 250 lekësh për kalim për tunelin e Llogarasë, duke shpallur gjithashtu edhe shifrat e qarkullimit, afro 911 mijë mjete përgjatë një viti kalendarik. Në rast se trafiku nuk do të rritet, të 911 mijë mjetet që do të duhet të paguajnë 250 lekë secila, do të japin gjithsej rreth 2.3 milionë euro në vit, gjë që, pa marrë parasysh kostot e zakonshme të operimit të tunelit, do të mund të shlyejnë koston e përgjithshme të ndërtimit për afro 96 vjet. Tuneli i Llogarasë u kontraktua në tetor 2021 për 140 milionë euro. Qeveria e kryeministrit Edi Rama i akordoi kompanisë edhe 60 milionë euro të tjera për të mbuluar...