Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndërtimet, Rama: Në Tiranë nuk blen dot me cash, interesi për Shqipërinë do të vijë në rritje
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot më 4 shtator, se kush blen në sektorin e ndërtimit nuk paguan në cash. Si shembull mori Marinën e Durrësit dhe Tiranën. “Nëse shohim te Marina e Durrësit janë të gjithë njerëz që kanë bërë prenotime dhe janë shqiptarë të diasporës, shqiptarë të Kosovës, janë disa shqiptarë të këtushëm dhe nuk e di se sa nacionalitete të huaja që kanë prenotuar për të blerë atje. Të gjithë këta janë njerëz që blejnë me bankë, nuk blejnë me trasta. Po t’i referohemi ndërtimeve dhe shitjeve në Tiranë sot dhe besoj ti e ke dëgjuar nga zhvilluesit, sot blerja me cash nuk ekziston në Tiranë. Nuk ndodh, nuk blen dot me cash në Tiranë. Sepse edhe sistemi i forcimit të parave është...