Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama: Samitin e NATO-s në Tiranë do ta mbrojmë me dronë “Made in Albania”
Kryeministri Edi Rama bëri me dije gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se samiti i NATO-s që do të zhvillohet në vitin 2027 në Shqipëri do të mbrohet me dronë të prodhimit shqiptar. Edi Rama: Po të them këtë gjë. Në samitin e NATO-s që është niveli më i lartë i sigurisë në botë do ta mbrojmë territorin e Tiranës me dronët e prodhimit shqiptar. Blendi Fevziu: Ne? Edi Rama: Ne. Blendi Fevziu: Do ia lëmë Trump-it sigurinë në duart tona? Edi Rama: Po. Blendi Fevziu: Merrni më mirë amerikanë se do na fëlliqësh. Edi Rama: Mbaje mend. Blendi Fevziu: Do na bien dronët do lemë kokrrën e namit. Edi Rama: Mos ki merak. Nuk bien dronët. Ata nuk do të nisen me fjalët tona, ata do t’i shohin dronët njëherë. Do prodhohen këtu....