Zgjedhje të parakohshme apo do pritet vendimi për Veliajn? Rama: Kam kërkuar disa…

Zgjedhje të parakohshme apo do pritet vendimi për Veliajn? Rama: Kam kërkuar disa…

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të shohë një sërë opinionesh se si duhet trajtuar çështja e Bashkisë së Tiranës, duke qenë se kryetari i saj, Erion Veliaj, ndodhet në qeli. I pyetur nëse Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama tha se kjo mbetet për t’u parë në vijim. Ai tha se ka kërkuar disa opinione për të kuptuar se si duhet trajtuar rasti i bashkisë, pra nëse do ketë zgjedhje të parakohshme, apo nëse do pritet derisa gjykata të dalë me një vendim për Veliajn. Blendi Fevziu: A do vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës? Edi Rama: Nuk e di, këtë do ta shohim në vijim. Nuk e di. Blendi Fevziu: Pra do ketë zgjedhje të parakohshme...