Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt
Kreu i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Kina po ndërton ushtrinë e saj me një shpejtësi marramendëse, gati 200 herë më shpejt se SHBA-të. Sekretari i përgjithshëm tha se Kina, në veçanti, po ndërton anije të pajisura me armë të sofistikuara shumë më shpejt se SHBA-të dhe aleatët e saj perëndimorë, gjë që e ka alarmuar atë. Këto shqetësime të Rutte vijnë pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping, organizoi një paradë të madhe ushtarake, ku morën pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un Gjatë një samiti të mbrojtjes të NATO-s të mbajtur sot në Pragë, Rutte paralajmëroi se SHBA-të duhet të jenë shumë më të përgatitura ushtarakisht. “Kur bëhet fjalë për...