Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
10 klubet që fituan më shumë nga merkato e verës, surpriza më e madhe mban emrin e Bournemouth
4 Shtator 2025 20:38 Telesport Tashmë që afati kalimtar i merkatos është mbyllur, kanë filluar të bëhen analizat e plota, për shpenzimet që kanë bërë ekipet, por edhe për fitimet. Në 10 klubet që kanë fituar më shumë nga shitjet në merkaton e verës që u mbyllë më 1 shtator, 7 ekipe janë angleze, ku sigurisht udhëheq Chelsea, ndërsa surpriza quhet Bournemouth, që ka fituar 238 milionë euro. Më pas tre vendet e tjera plotësohen nga dy ekipet e Bundesligës, Leverkusen dhe Leipzig, ndërsa Serie A përfaqësohet me Milanin. La Liga dhe Ligue 1 nuk kanë asnjë ekip në top 10 vendet e para. 1) Chelsea: €332.25M 2) Bournemouth: €238.41M 3) Bayer Leverkusen: €229.5 M 4) Liverpool: €219.5M 5) Newcastle United: €176M 6) AC Milan:...