Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“PD një luan pa dhëmbë”/ Açka: Rama e ushqeu me sallatë, e bëri vegjetarian!
“Një luan pa dhëmbë, vegjetarian, të ushqyer me sallatë.” Kështu e ka cilësuar ish-deputetja Flutura Açka, Partinë Demokratike në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli duke e krahasuar me një personazh të librit të saj më të ri, të titulluar “Para se të iki”. Sipas ligjvënëses opozitare në largim, Partia Demokratike është luani i ushqyer me sallatë nga kryeministri Edi Rama ndër vitet e gjatë në opozitë dhe pas këtij trajtimi nuk ka fuqi të ngrihet në këmbë për t’u përballur me mazhorancën e 83 mandateve, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. “Është për Partinë Demokratike, që mbikëqyrësi, lidershipi. Mund ta marrësh edhe qeveria për shoqërinë shqiptare. Sepse mbikëqyrësi ka faj. PD është në krizë lidershipi, duhet të kuptoj se ka ardhur...