Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Recension i librit ‘Martesat, valixhet dhe ngarkesat e tjera’ të autores Vlora Konushevci
Nga Driton Gashi Sa herë në jetën tonë të përditshme ballafaqohemi me dukuri jo të mira, besa të vrazhda e anakronike? A jemi ndalur të mendojmë për një çast se në çfarë rrethanash na janë ngulitur disa “tradita” e “zakone”, të cilat na përcjellin pothuajse deri në ditët e sotme? Sa kemi qenë të vetëdijshëm dhe të sinqertë për zhvlerësimin, nënçmimin, dhunën verbale e fizike që u shkaktohet grave në kulturën tonë? Pikërisht për këto tema e shumë të tjera të këtij lloji bëjnë fjalë njëmbëdhjetë tregimet unike të librit “Martesat, valixhet dhe ngarkesat e tjera”, të shkruara me mjeshtëri të rrallë letrare nga poetja, eseistja dhe përkthyesja Vlora Konushevci. Që në rreshtat e tregimit të parë, të titulluar “Kometa”, lexuesi e ndjen se këtu...