Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Papa Leoni pret presidentin izraelit: Të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm në Gazë
Papa Leoni XIV priti sot në një takim zyrtar në Selinë e Shenjtë presidentin e Izraelit, Isaac Herzog. Vizita vjen në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme mbetet tejet e tensionuar, ndërsa në qendër të diskutimeve ishte konflikti në Gazë. Gjatë audiencës private, Papa Leoni dhe presidenti Herzog diskutuan nevojën për një armëpushim urgjent dhe akses të papenguar të ndihmës për Gazën, lirimin e të gjitha pengjeve dhe një zgjidhje me dy shtete si e vetmja rrugë drejt paqes. “Të sigurohet lirimi i të gjitha pengjeve, të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm, të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare në zonat më të prekura dhe të sigurohet respektimi i plotë i ligjit humanitar“, thuhet në deklaratën e Selisë së Shenjtë. Pas...