Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Po hapin lloj e lloj sëmundjesh”/ Qytetarët të shqetësuar: Shteti mos merret me çadrat, por të kontollojë ushqimet
“Nuk dimë se çfarë po hamë. Por, dimë që po hapin lloj e lloj sëmundjesh. Nuk po na ikin sëmundjet nga këto pisllëqet që hamë. Nuk kanë të përfunduar virozat”. Domate me pesticide nga Berati dhe pjeshkë me përmbajtje të metaleve të rënda nga Divjaka… siguria ushqimore në vend është vënë sërish në pikëpyetje. Këtë herë “alerti” vjen nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina. Autoritetet e dy shteteve asgjësuan plot 9 ton me produkte ushqimore të importuara nga Shqipëria. “Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier. U krye inspektim në operatorin eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij. Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi...