Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Merz: Perëndimi gaboi me vlerësimin që i bënë Putin, duhet ta kishin kuptuar kërcënimin e tij
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, në një intervistë për revistën franceze Paris Match, pranoi se Bashkimi Evropian dhe bota perëndimore gabuan në vlerësimin e Presidentit rus, Vladimir Putin. “Duhet ta kishim kuptuar madhësinë e kërcënimit që në vitin 2014, kur pushtoi Krimenë, dhe ndoshta që në vitin 2008, kur sulmoi Gjeorgjinë”, tha Merz, duke theksuar se vetë kishte qenë gjithmonë skeptik, por duhej të vepronte më herët. Ai e përshkroi regjimin e Putinit si një “sistem kleptokratik” që i është afruar autokracisë me kalimin e viteve, duke shtuar se sulmi ndaj Ukrainës përbën një kërcënim të madh për sigurinë evropiane. Megjithatë, kancelari gjerman shprehu shpresën për rikthim të marrëdhënieve normale me Rusinë në të ardhmen: “Le të kujtojmë historinë: pas rënies së BRSS-së punuam me Gorbachev....