E rëndë në Athinë, çifti i bashkëshortëve gjendet i vrarë brenda apartamentit

E rëndë në Athinë, çifti i bashkëshortëve gjendet i vrarë brenda apartamentit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Athinë, ku një çift është gjetur i vdekur në apartamentin e tyre, duke lënë pas një skenë makabre. Oficerët e policisë, të cilët hynë në banesën e çiftit, u përballën me pamje horror: trupi i gruas kishte filluar të dekompozohej, ndërsa pranë saj ndodhej burri, i cili kishte një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në gjoks. Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën një armë zjarri dhe dy gëzhoja në dysheme, duke ngritur dyshimet e para se bëhet fjalë për një rast vrasjeje të ndjekur nga vetëvrasja. Sipas hetimeve paraprake, mendohet se gruaja është vrarë e para, ndërsa burri ka vendosur t’i japë fund jetës disa orë apo ditë më vonë. Një ekspert mjeko-ligjor pritet të përcaktojë saktësisht kohën e vdekjes...