Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Është një betejë e humbur”, gazetari zbulon detajet: Ja pse nuk do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës
Në një emision televiziv analisti Flogert Muça komentoi mbi mundësinë e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se ky skenar nuk është i mundur. “Ndoshta, për ndonjë arsye specifike, mundet që ndonjëri prej ministrave të tanishëm të Ramës që ka mbi 5 vjet në kabinet të vazhdojë në një pozicion tjetër, jo brenda qeverisë,” tha Muça. I pyetur nga moderatori nëse kjo nënkupton që ndonjëri prej tyre mund të përgatitet si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, Muça tha: “Ndoshta, por nuk besoj se do të ketë zgjedhje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.” Në vijim, ai ishte i prerë: “Zgjedhje ka vetëm në një rast, nëse Erion Veliaj jep dorëheqjen. Nëse Veliaj shkarkohet, ai do ta çonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe...