Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Nga udhëtimet luksoze deri te shumat e majme/ DASH zbardh dosjen hetimore ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal!
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar dosjen me hetimet ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së mbi të cilin rëndojnë dy akuza, mes të tjerash, për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan. Në konkluzionet e dosjes hetimore të publikuar nga DASH thuhet se: “Veprimet e McGonigal, ndërsa shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së i ngarkuar me mbikëqyrjen e çështjeve të ndjeshme të kundërzbulimit dhe kriminalitetit, ishin të jashtëzakonshme dhe cenonin vlerat thelbësore të FBI-së: integritetin, përgjegjshmërinë dhe udhëheqjen që priten nga të gjithë punonjësit e saj. Përmes skemës së tij, McGonigal dëmtoi...