Gjibraltar-Shqipëri/ Shpërthen festa kuqezi, Asani shënon nga pika e bardhë e penalltisë

Gjibraltar-Shqipëri/ Shpërthen festa kuqezi, Asani shënon nga pika e bardhë e penalltisë

GJIBRALTAR – Sot në stadiumin ‘Europa Point’, duke nisur nga ora 18:00 filloi miqësorja mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë në futboll, e para mes tyre në histori. Trajneri Sylvinho do ketë mundësinë për të parë formën e lojtarëve të grumbulluar, kjo në funksion të përballjes kundër Letonisë më 9 shtator në Tiranë. Komentet më të rëndësishme: 71′ Nedim Bajrami i bën vend Enis Çokajt. 69′ GOOL! Cristian Shpendi vepron bukur në zonë dhe Pozo e ndal me dorë. Penallti për tanët dhe nga 11 metra Jasir Asani nuk gabon. Kombëtarja merr kryesimin 0-1 në udhëtim. 61′ Mario Dajsinani i bën vend Simon Simonit në portë. 57′ Cristian Shpendi lëviz bukur në zonë dhe del i vetëm pa markim, goditja e tij pas pasimit të Asanit del...