8 mijë trupa stërviten në Baltik/ Gjermania merr në dorë “frerët” e ushtrive evropiane

8 mijë trupa stërviten në Baltik/ Gjermania merr në dorë “frerët” e ushtrive evropiane

Rreth 8,000 oficerë nga 14 vende anëtare të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjen shumëjavore “Quadriga 2025”, e cila po udhëhiqet nga ushtria gjermane dhe po zhvillohet në Detin Baltik, mes tensioneve me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë. Bundeswehr-i konfirmoi se 40 anije, 20 avionë dhe mbi 1,800 automjete rrugore po marrin pjesë në stërvitjet “Quadriga”. Udhëheqës ushtarakë nga Gjermania dhe ambasadorë nga vendet Baltike ishin mes atyre që u mblodhën në portin gjerman të Rostock-ut të enjten për të parë stërvitjet. Ata panë nisjen e një trageti të ngarkuar me automjete ushtarake, i cili kishte destinacion qytetin Klaipeda në Lituani dhe që shoqërohej nga një korvetë, një helikopter dhe një anije çminuese, si dhe nga policia. Në total, rreth 8,000 oficerë nga...