Kur ‘zërat në kokë’ nuk janë çrregullim: Kulturat ku halucinacionet i shohin si dhuratë shpirtërore

Kur ‘zërat në kokë’ nuk janë çrregullim: Kulturat ku halucinacionet i shohin si dhuratë shpirtërore

Në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-5), dëgjimi i zërave cilësohet si një nga shenjat kryesore të skizofrenisë dhe psikozës. Por në kultura të ndryshme të botës, kjo përvojë nuk shihet gjithmonë si sëmundje. Në Perëndim, disa halucinacione janë më të pranueshme se të tjerat. Studimet tregojnë se deri në 80% të amerikanëve dhe europianëve që kanë humbur një të afërm thonë se e kanë parë, dëgjuar apo ndjerë pranë tyre pas vdekjes. Por në fisin Achuar të Ekuadorit, përjetime të tilla ndalohen, pasi konsiderohen kërcënim për shpirtrat e të gjallëve. Në Amazon, fiset Siona dhe Schuar e interpretojnë ndryshe këtë përvojë. Për të parët, halucinacionet e shkaktuara nga substancat janë hyrje në një realitet tjetër; ndërsa për të dytët, pikërisht halucinacioni është realiteti, dhe...