Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Samiti në Paris/ Macron: 26 vende kanë premtuar të çojnë trupa në Ukrainë…Zelensky: Kjo është një ‘fitore’
Zelensky-Macron PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten nga Parisi se 26 nga aleatët e Ukrainës janë zotuar të dërgojnë trupa si një “forcë sigurie” për vendin e shkatërruar nga lufta, sapo të përfundojnë luftimet në konfliktin me Rusinë. Duke folur pas një takimi të të ashtuquajturit “Koalicioni evropian i të vullnetshmëve” në Paris, Macron tha se vendet ishin zotuar të vendosnin trupa në Ukrainë - ose të ruanin një prani në tokë, në det ose në ajër - për të ndihmuar në garantimin e sigurisë së vendit një ditë pas arritjes së një armëpushimi ose paqeje. Nuk u dhanë detaje se çfarë do të kontribuojë secili vend, megjithëse Macron konfirmoi se Italia dhe Gjermania ishin midis 26 vendeve. Më herët të enjten, Macron dhe...