Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Lojë e humbur, padia e PD s’ka prova”/ Çertifikohen zgjedhjet, reagon avokati: Rrëzohet “alibia” e Berishës
Kolegji Zgjedhor përmbylli këtë të enjte të gjitha ankimimet dhe përpjekjet ligjore të Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha, lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, duke i rrëzuar pretendimet për parregullsi dhe manipulime. Ky vendim shënon një pikë kthese në debatin politik mbi legjitimitetin e zgjedhjeve, të cilat PD vijon të mos i njohë. Ndërkohë, avokati Edmond Petraj, i ftuar në një studio televizive, i cilësoi paditë si tërësisht politike dhe të pabazuara në prova të qëndrueshme, duke theksuar se demokratët kanë përdorur këtë proces si një mjet për të mbajtur të angazhuara strukturat e tyre dhe për të ndërtuar një narrativë për përdorim ndërkombëtar. “Kjo është një lojë që ka kërkuar PD që ta bënte procesin të palegjitimiueshëm, sikur zgjedhjet ishin...