“Loja mbaroi”! Kolegji Zgjedhor certifikon zgjedhjet e 11 majit, rrëzohet padia e PD-së

“Loja mbaroi”! Kolegji Zgjedhor certifikon zgjedhjet e 11 majit, rrëzohet padia e PD-së

Foto ilustruese TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar këtë të enjte, 4 shtator, ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Vendimi i mor me shumicë votash nga Kolegji Zgjedhor. Si instanca më e lartë, vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor mbyll përfundimisht betejën ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Pas këtij vendimi, hapet rruga për presidentin Begaj që të nxjerrë dekretin për mbledhjen e Parlamentit në legjislaturën e re.  Partia Demokratike (PD) depozitoi më 1 shtator, në Kolegjin Zgjedhor padinë që kishte paralajmëruar se do të dorëzonte kundër vendimit të Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit. Në padi, PD ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke pretenduar se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi.  Më...