Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Shfaqja e filmit të Isa Qosjes ndërpritet në Podgoricë, organizatorët kërkojnë ndjesë
Në Podgoricë, mbrëmjen e kaluar është ndërprerë shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit Isa Qosja, e cila u zhvillua në kuadër të Džada Film Fest. Ngjarja u zhvillua në rrugën “27 Marsi” në Zabjelo, ku, sipas dëshmitarëve, një grup të rinjsh shprehën pakënaqësi për faktin se filmi ishte në gjuhën shqipe, gjë që solli ndërprerjen e shfaqjes. Në vendngjarje më pas mbërriti edhe policia. Organizatorët e festivalit reaguan menjëherë duke sqaruar se projekcioni u ndërpre për arsye sigurie.“Edhe pse besojmë në lirinë e shprehjes artistike dhe në dialogun që nxit kinemaja, vendosëm ta ndalim shfaqjen nga parimi i kujdesit. Policia ishte e pranishme me detyrë zyrtare. Na vjen keq për pakënaqësitë e shkaktuara, por vazhdojmë më tutje me të njëjtin entuziazëm, sepse kinemaja është hapësirë...