Nis gara ndërkombëtare e çiklizmit ‘Tour of Kosova 2025’

Nis gara ndërkombëtare e çiklizmit ‘Tour of Kosova 2025’

Sot, në Prishtinë, ka nisur gara ndërkombëtare e çiklizmit “Tour of Kosova 2025”, e cila do të zhvillohet deri më 6 shtator, nën organizimin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Sportit. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se “Tour of Kosova 2025” dëshmon potencialin e Kosovës, duke shënuar gjithashtu një hap të rëndësishëm drejt Lojërave Mesdhetare 2023. “Në ceremoninë hapëse mori pjesë Ministri Çeku, i cili u uroi mirëseardhje ekipeve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës. Ai theksoi se gara të tilla janë dëshmi e potencialit të madh sportiv që ka Kosova dhe një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes për Lojërat Mesdhetare 2030, ku pritet pjesëmarrje e gjerë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MKRS....