Rama: Shqiptarët ndotin Shqipërinë, gati të luftojnë në ndeshje me Serbinë

Rama: Shqiptarët ndotin Shqipërinë, gati të luftojnë në ndeshje me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një aktiviteti për sezonin turistik veror, theksoi se ndotja në pikat turistike më të bukura të vendit vijnë kryesisht nga shqiptarët dhe jo turistët e huaj.Ai u shpreh: “Turistë jo anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht folës por shqip folës, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut… bëjnë selfie dhe njëkohësisht hedhin plehrat nga veturat e tyre.” Rama kritikoi gjithashtu sjelljen e keqe ndaj turistëve, duke përmendur veçanërisht rastin e plazhit të Ksamilit, që sipas tij është “i dhunuar” nga çmimet e larta dhe shërbimi jo i mirë. Ai njoftoi se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i kalojnë tërësisht në administrim bashkive për të përmirësuar menaxhimin dhe sigurinë. Kryeministri shtoi se qeveria nuk mund të pastrojë të gjitha bashkitë, por...