“Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar rrezikun që në 2008-ën

“Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar rrezikun që në 2008-ën

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se të gjithë e kishin gabim për Putinin, në një intervistë me revistën franceze Paris Match. Merz tha se gjithmonë kishte qenë skeptik, por se “duhet ta kishim kuptuar madhësinë e kërcënimit në vitin 2014, kur ai pushtoi Krimenë, dhe ndoshta që në vitin 2008, kur sulmoi Gjeorgjinë”. Kancelari shprehu shpresën se një ditë do të përjetojmë përsëri marrëdhënie të mira fqinjësore me rusët. Por, tha ai, “fatkeqësisht, jemi shumë larg kësaj, sepse përballemi me regjimin e Putinit, një ‘sistem kleptokratik’ që i është afruar autokracisë gjatë viteve”. “Le të kujtojmë madhësinë historike të asaj që po ndodh, duke sulmuar Ukrainën, Putin sulmoi vendin e dytë më të madh në kontinentin evropian”, theksoi ai. I pyetur nëse do të fliste...