Hidhet shorti, çfarë numrash do të mbajnë partitë në fletët e votimit në Kosovë

Hidhet shorti, çfarë numrash do të mbajnë partitë në fletët e votimit në Kosovë

Të enjten në Kosovë është hedhur shorti për numrat e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale. Në këtë ceremoni të organizuar nga KQZ, 93 subjekte dhe kandidatë të pavarur kanë përzgjedhur numrat që do të kenë në fletën e votimit. Partia më e madhe në vend, Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbajë numrin 105. Ndërsa aleatët e saj, Guxo dhe Alternativa, do të kenë përkatësisht numrat 118 dhe 103. Tri partitë kryesore opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – të cilat në nivel komunal drejtojnë më shumë komuna se Vetëvendosje, do të mbajnë numrat 191, 113 dhe 174. Ndërkohë, partia më e madhe serbe në vend, Lista Serbe, do të garojë me numrin...