Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ecim…”/ Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet nga transformimi i hapësirave publike
Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga prishja e një strukture që zapton hapësirën publike në qytet. “Ecim” ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Facebook. Aksioni për lirimin e hapësirave publike po zhvillohet në të gjithë vendin. Kryeministri Rama ka theksuar se “Rilindja Urbane 2.0” nuk do të tolerojë asnjë individ apo subjekt që cenon cilësinë e jetës së qytetarëve, ndërsa është kujdesur të theksojë se ky nuk është thjesht një aksion, por një program 4-vjeçar. Kreu i qeverisë ka nënvizuar gjithashtu se ky transformim synon qytete më funksionale ndaj komunitetit, më të pastra dhe më të gjelbra.