Ngrihet aktakuzë ndaj serbes që punoi në misionin e OSBE/ Spiunoi për inteligjencën e Serbisë

Ngrihet aktakuzë ndaj serbes që punoi në misionin e OSBE/ Spiunoi për inteligjencën e Serbisë

Një tjetër rast spiunazhi ka ndodhur në Kosovë. Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Jelena Gjukanoviç. Shtetasja e Kosovës, pjesë e komunitetit serb, akuzohet se nga një datë e pacaktuar dhe deri në momentin e arrestimit në shkurt të këtij viti ka kryer aktivitet kriminal. “Në cilësinë e zyrtares të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. E dyshuara mbante postin e “Zyrtares së Programit Kombëtar” në Qendrën Rajonale të OSBE-së në rajonin e Mitrovicës. Ajo akuzohet nga Prokuroria Speciale se ka siguruar...