Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk mund të votohesh këtu e të ‘pallohesh’ në Bruksel”/Manjani: Kodi Penal pronë e shqiptarëve, jo e zyrtarëve…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi pas deklaratës së kreut aktual të këtij dikasteri, i cili tha se “Kodi i ri Penal do të miratohet vetëm nëse merr OK nga Brukseli”. Në një shënim të publikuar në rrjete sociale, Manjani e krahasoi këtë qëndrim me një barcaletë, duke nënvizuar se një fjali e tillë është pa sens logjik, politik dhe ligjor. “Pse, ore, ligjet tona do na i miratojë Brukseli?! Seriozisht?! Po ty pse të votuan njerëzit, për të bërë ligje apo për të bërë deklarata?! Nuk mund të votohesh e paguhesh këtu e të ‘pallohesh’ në Bruksel”, shkruan ai me tone ironike. Sipas Manjanit, askush nuk e do Shqipërinë më shumë sesa shqiptarët, prandaj ligjet duhet të bëhen e miratohen në...