Thyhet ajsbergu më i madh në botë, A23a

Thyhet ajsbergu më i madh në botë, A23a

Ajsbergu më i madh në botë, i njohur si A23a, po “thyhet me shpejtësi” në disa copa të mëdha, kanë paralajmëruar shkencëtarët nga British Antarctic Survey (BAS). Dikur me një peshë prej rreth 1.1 trilionë tonë dhe që shtrihej në një sipërfaqe prej 3,672 kilometrash katrorë – pak më i madh se Rhode Island – A23a është monitoruar nga afër që nga koha kur u shkëput nga pllaka e akullit Filchner-Ronne në Antarktidë në vitin 1986. Ajsbergu A23a ka mbajtur titullin e “ajsbergut më të madh aktual” disa herë që nga vitet 1980, megjithëse ndonjëherë është kaluar nga ajsbergë më të mëdhenj, por me jetëshkurtër, përfshirë A68 në vitin 2017 dhe A76 në vitin 2021. Andrew Meijers, oqeanograf në BAS, i tha CNN-it se ajsbergu...