Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump i kërkon Europës ndalimin e blerjes së naftës ruse dhe shtimin e presionit ekonomik ndaj Kinës
Në një zhvillim të rëndësishëm diplomatik, ish-presidenti amerikan Donald Trump u bë pjesë e një videokonference me liderët e "Koalicionit të të Vullnetshmëve", mbajtur në Pallatin Élysée në Paris, ku kërkoi që Europa të ndalojë menjëherë blerjen e naftës nga Rusia. "Europianët duhet të ndalojnë së bleri naftën ruse," tha Trump, duke shtuar se është thelbësore të ushtrohet presion ekonomik edhe ndaj Kinës, të cilën e akuzoi se “financon luftën ruse”. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur liderë të vendeve të BE-së dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u mblodhën në Paris për të diskutuar mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të koordinuar strategjitë e mëtejshme të sigurisë. Pas përfundimit të takimit, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se humbjet ruse në Ukrainë janë shumë të rënda....