Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndërkombëtarët, të shqetësuar me ngërçin politik, në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës u zgjodh më 26 gusht, por jo edhe nënkryetari i listës Srpska. Kryetari Dimal Basha shpalli të përfunduar konsitutimin e Kuvendit, por ndërkombëtarët mendojnë ndryshe. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, dhe disa ambasadorë të vendeve më të industrializuara të Quint-it, kanë shprehur shqetësim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional që po ndodh në Kosovë, edhe pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Ambasadori Rohde shpreh shqetësim edhe për diskursin publik të kohëve të fundit. Sipas tij, me këtë diskurs “po hidhen dyshime mbi vendimet gjyqësore”. Këtë deklaratë Rohde e bëri pasi zhvilloi një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. “Në takim shpreha shqetësimin tim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të...