Ekzekutimi i Artur Bashimit në Greqi! U vra si hakmarrje për vëllanë, zbulohen detaje nga dosja hetimore

Ekzekutimi i Artur Bashimit në Greqi! U vra si hakmarrje për vëllanë, zbulohen detaje nga dosja hetimore

Artur Bashimi GREQI- Vrasja e Artur Bashimit në qendër të Athinës rezulton të ketë qenë një atentat me pagesë. Autori i vrasjes së 47-vjeçarit shqiptar ishte një 27-vjeçar grek, përdorues droge. Ai mori përsipër të ekzekutonte Artur Bashimin për 15,000 euro, duke konfirmuar dyshimet se kemi të bëjmë me një vrasje të planifikuar. Sipas hetimeve, autori kishte ndjekur viktimën me një motorr blu pranë një kafeneje që ai frekuentonte, përpara se ta qëllonte me armë. Pas sulmit, arma i ishte bllokuar dhe ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes me motor, të cilin e parkoi në një zonë bregdetare dhe më pas u kthyë në shtëpi me taksi.  Identifikimi i tij u bë i mundur falë dëshmisë së një gruaje që e njihte autorin. Sipas dëshmisë së saj, autori i kishte...