Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Samiti në Paris/ Macron: 26 vende kanë premtuar të dërgojnë trupa në Ukrainë, për të garantuar paqe dhe armëpushim!
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy dhe ai i Francës Emmanuel Macron kanë mbajtur një konferencë për shtyp pas samitit të radhës për Ukrainën, ku u diskutua për garancitë e sigurisë për Ukrainën. “Deri më sot, 26 vende nga ky Koalicion i të Gatshmëve janë zotuar të dërgojnë trupa në Ukrainë si forca sigurie duke filluar një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron në konferencë. Macron sqaroi se qëllimi i tyre nuk është të zhvillojnë luftë, por të garantojnë paqen dhe një armëpushim, si dhe të parandalojnë një sulm të ri. Presidenti francez deklaroi se Rusia ka humbur mbi 1 milionë ushtarë gjatë luftës me Ukrainën. “Nuk e dimë numrin e saktë të viktimave të kësaj lufte. Por e dimë...