Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pse duhen përdorur arrat për shëndetin e trurit dhe fuqizimin e kockave
Arrat janë një produkt i jashtëzakonshëm, veçanërisht për nevojat e trupit tonë në vjeshtë. Arrat janë në të vërtetë një minierë antioksidantësh efektive për shëndetin e zemrës, trurit dhe gjithë sistemit kockor. Gjithashtu dhe për më tepër këto produkte përfshihen në listën e ushqimeve që ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Frutat e arrave janë një koncentrat i acidit linoleik, një substancë që mbron sistemin kardiovaskular, rregullon qarkullimin e mirë të gjakut, ul kolesterolin e keq dhe rregullon normat e tensionit të lartë. Përdorimi i arrave forcon thonjtë dhe flokët, zvogëlon çrregullimet e organizmit gjatë vjeshtës dhe funksionon kundër artritit reumatoid. Në këtë mënyrë mirëmbani shëndetin e kockave dhe largoni mundësinë e osteoporozës. Studimet e fundit tregojnë se Acidet e Omega 3, ku bën pjesë acidi...