Giorgio Armani është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare

Giorgio Armani është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare

Stilisti ikonik italian Giorgio Armani ka ndërruar jetë, njoftoi kompania e tij sot. Ai ishte 91 vjeç. Në njoftim, shtëpia e modës bëri të ditur se Armani “u nda nga jeta paqësisht, i rrethuar nga të dashurit e tij,” duke shtuar: “I palodhur deri në fund, ai punoi deri në ditët e fundit, duke iu përkushtuar kompanisë, koleksioneve, si dhe shumë projekteve të ardhshme në zhvillim.” Varrimi i tij do të mbahet privatisht këtë fundjavë në Milano./thecut/KultPlus.com