Misteri i letrave të shkatërruara të Jane Austen – nga vetë motra e saj

Misteri i letrave të shkatërruara të Jane Austen – nga vetë motra e saj

Jane Austen është një nga shkrimtaret më të mëdha të gjuhës angleze, por dihet shumë pak për të. Kjo, pjesërisht, për shkak të një akti që ende sot zemëron shumë njerëz: motra e saj e dashur, Cassandra, dogji pjesën më të madhe të letrave të saj. Ky mister është në qendër të dramës së re televizive të BBC-së, Miss Austen. Në janar të vitit 1796, Jane Austen, 20 vjeç në atë kohë, i shkruan një letër të mbushur me thashetheme motrës së saj të madhe, Cassandra. Ajo i tregon për një djalë që i pëlqente shumë, Tom Lefroy, një avokat irlandez me të cilin kishte kërcyer në tri ballo. Jane e përshkruan me humor marrëdhënien me të dhe përmend se ai do të largohej, duke...