Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani
Stilisti i njohur italian Giorgio Armani ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, njoftoi të enjten “Armani Group”. “Il Signor Armani, siç thirrej gjithmonë me respekt dhe admirim nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët, ndërroi jetë në paqe, i rrethuar nga të dashurit e tij”, tha “Armani Group” në një deklaratë. Prej kohësh Giorgio ka qenë i sëmurë dhe madje në qershor të këtij viti ai u detyrua që të hiqte dorë nga shfaqjet e grupit të tij në Javën e Modës, hera e parë në karrierën e tij që humbi një nga eventet e modës. Në atë kohë, kompania në një deklaratë bëri me dije se ai “po shërohej aktualisht në shtëpi” pa specifikuar gjendjen e tij shëndetësore. Armani ishte një nga të paktët stilistë që mbeti...