Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Me elegancën e tij, frymëzoi botën”/ Meloni nderon Giorgio Armanin: Simbol i më të mirës në Itali, faleminderit për gjithçka
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka nderuar legjendën e modës, Giorgio Armani, pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta në moshën 91 vjeçare. Përmes rrjeteve sociale, Meloni shkroi: “Giorgio Armani na la në moshën 91 vjeç. Me elegancën, maturinë dhe kreativitetin e tij, ai i solli prestigj modës italiane dhe frymëzoi të gjithë botën. Një ikonë, një punëtor i palodhur, një simbol i më të mirës së Italisë. Faleminderit për gjithçka.” Armani, i lindur më 11 korrik 1934 në Piacenza, konsiderohet një nga stilistët më të mëdhenj të historisë, duke revolucionarizuar modën italiane dhe botërore. Ai filloi karrierën e tij në Milano dhe themeloi markën e tij ikonike në vitin 1975, duke u bërë simbol i elegancës, minimalizmit dhe sofistikimit italian. Gjatë më shumë...