SYRI TV/ Kryente evazion fiskal, bllokohet spitali privat, Policia: Nuk deklaroi 1 milionë euro fitime

SYRI TV/ Kryente evazion fiskal, bllokohet spitali privat, Policia: Nuk deklaroi 1 milionë euro fitime

Një spital privat në Tiranë është bllokuar, pasi dyshohet se nuk ka deklaruar në shtet rreth 1 milion euro fitime. Policia thotë se subjekti ka lëshuar fatura të pafiskalizuara dhe kishte punonjës të padeklaruar. Burime bëjnë me dije se spitali privat përdorte medikamente të falsifikuara, të cilat nuk lejoheshin për t’u përdorur. Spitali është bllokuar pas një operacioni të seksionit për hetimin e krimit financiar. Nga hetimet ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ka deklaruar në shtetin shqiptar rreth 1 milion euro fitime. Policia thotë se janë lëshuar fatura të pafiskalizuara në këtë vlerë, ndërkohë që kishte punonjës të padeklaruar dhe mbante medikamente të falsifikuara që nuk lejoheshin për përdorim. Në pranga është vënë administratori i spitalit, ndërsa në kërkim janë shpallur dy shtetas...