“Ministrja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë”, gazetari shpërthen ndaj Ballukut: Ka kërcënuar Ramën me…

“Ministrja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë”, gazetari shpërthen ndaj Ballukut: Ka kërcënuar Ramën me…

Gazetari Almer Toska ka ofruar një analizë të situatës politike në Shqipëri, gjatë një intervistë të zhvilluar në  një emision televiziv, në prag të nisjes së sezonit të ri politik. Sipas tij, Shqipëria është përballur me një periudhë tensionesh të brendshme, sidomos në Partinë Socialiste, ku lufta për pushtet po merr dimensione të reja. Toska ka bërë një panoramë të pasigurisë dhe përpjekjeve për kontrollin e pushtetit, duke përfshirë disa aspekte të zhvillimeve brenda mazhorancës dhe opozitës, si dhe tensionet ndërkombëtare, veçanërisht me SHBA-në. Sipas Toskës, një nga faktorët kryesorë që po trondit brendësinë e PS është rivaliteti mes grupeve të ndryshme, veçanërisht rreth Belinda Ballukut, ministres së Infrastrukturës. Toska thekson se Balluku ka treguar një ambicie të madhe për të ruajtur dhe zgjeruar ndikimin...