Giorgio Armani, një jetë mes krijimtarisë dhe biznesit

Giorgio Armani, një jetë mes krijimtarisë dhe biznesit

Giorgio Armani, një prej ikonave më të mëdha të modës botërore, u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme që tejkalon kufijtë e industrisë së veshjeve.Ai themeloi dhe drejtoi markën më të madhe private të luksit në botë, duke u bërë jo vetëm një dizajner me ndikim, por edhe një biznesmen i jashtëzakonshëm, që arriti të transformojë mënyrën si njerëzit vishen, udhëtojnë dhe e konceptojnë jetën moderne.Nga Piacenza në majat e modësI lindur në Piacenza, pranë Milanos, në vitin 1934, Armani fillimisht nisi studimet për mjekësi, por i ndërpreu për të ndjekur pasionin e tij.Karrierën e nisi si dekorues dritaresh në La Rinascente dhe më pas si stilist tek Nino Cerruti, përpara se të hidhte hapin e madh: themelimin...