Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Goditje e madhe për Nedim Bajramin, mesfushori i Shqipërisë përjashtohet nga ekipi për Europën
Një goditje e madhe për Nedim Bajramin para ndeshjeve të shtatorit të Shqipërisë. Mesfushori shqiptar nuk po kalon aspak një periudhë të mirë në klub, madje mund të quhet pa frikë si më e vështira në karrierën e tij. Bajrami është lënë jashtë nga Rangersi për ndeshjet e Europa League. Kështu Bajrami nuk do të jetë në asnjë ndeshje të Rangers, me një sinjal të qartë që nuk është në planet e ekipit. Pritej që Nedimi të transferohej në merkaton e verës, por tashmë merkato është e mbyllur në shumë vende të Europës dhe me veprimet e tilla që vijnë nga Rangers, duket se Bajrami mund të largohet drejt një tjetër destinacioni që nuk është fort i mirë edhe për Kombëtaren pasi kampionatet e mbetura...