Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ish-sulmuesi i Laçit i mbush mendjen Martinit, spostohet tek ekipi “A” i Vllaznisë
Vllaznia ka qenë një skuadër shumë aktive në këtë merkato verore, duke “transformuar” thuajse totalisht ekipin në krahasim me atë të sezonit të shkuar. Me kuqeblutë që mes largimesh dhe afrimesh i kanë dhënë një “fytyrë” tjetër skuadrës për edicionin 2025-26. Por, te shkodranët duket se mendojnë edhe për të ardhmen, duke afruar në skuadër elementë të perspektivës dhe nga të cilët mund të përfitohet si ekonomikisht apo edhe sportivisht. Një ndër ta është Nikolas Kofi, sulmuesi 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë i cili në sezonin e shkuar u aktivizua në vendin tonë me Laçin. Shtatlarti e ka mbyllur aventurën e tij me bardhezinjtë dhe prej disa javësh po stërvitet në radhët e Vllaznia “B”. Ku me skuadrën e dytë të kuqebluve ka rënë në...