Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nuk deklaroi 1 mln euro fitim/ Bllokohet klinika private me produkte të skaduara dhe kontrabandë
Në kërkim të bukurisë, shumë qytetarë kanë rënë pre e rrezikut të padukshëm. Policia e Tiranës zbuloi pas disa muajsh hetimesh se në një klinikë private pranë “Zogu të Zi”, kryheshin ndërhyrje estetike jashtë çdo standardi. Jo vetëm kaq po spitali nuk kishte deklaruar një fitim vjetor prej 1 milion eurosh. “Përveç faturave të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të falsifikuara, të gjitha fillera për ndërhyrje estetike botokse dhe mbjellje flokësh që u ka kaluar data e skadencës dhe të dyshuara të kontrabanduara janë sekuestruar nga policia në një spital privat i ndodhur në Tiranë në zonën e njohur si “Zogu i Zi'”. Në këtë spital klientët vinin kryesisht në orët e pasdites dhe të darkës për të kryer ndërhyrjet. Hetimi i Krimit Ekonomik...