Pjeshkët me nikel/ Ekspertët do hetojnë nëse metali ka si shkak ujin e Devollit e të Shkumbinit

Pjeshkët me nikel/ Ekspertët do hetojnë nëse metali ka si shkak ujin e Devollit e të Shkumbinit

Pjeshka e Divjakës e kontaminuar me nikel është asgjësuar në Kroaci dhe nuk u kthye në vendin e origjinës. Kështu njofton ministria e Bujqësisë në një komunikatë zyrtare datë 22 gusht. “Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas. Sasia prej 5,562 kg pjeshkë u dërgua drejt Kroacisë, ku edhe u asgjësua”. Përmbajtja e nikelit mbi normat e lejuara bëri që Kroacia të asgjësojë menjëherë pjeshkën, pasi ky metal i rëndë mund të shkaktojë sëmundje kancerogjene dhe të rrezikojë shëndetin e njeriut. Ekspert i sigurisë ushqimore, Kapllan Sulaj thotë: “Nikeli është një metal shumë i rrezikshëm, nxit sëmundjet alergjike dhe bllokon aparatin e frymëmarrjes, madje është tepër kancerogjen, prandaj është në...