“Zyra juaj antenë për integrimin”, Spiropali pret në takim Gonzato dhe zyrtaren e PE-së për Ballkanin

“Zyra juaj antenë për integrimin”, Spiropali pret në takim Gonzato dhe zyrtaren e PE-së për Ballkanin

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur këtë të enjte në një takim ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, si dhe drejtuesen e Zyrës së Përfaqësimit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikovën. Pas këtij takimi, në një postim në rrjetet sociale, Spiropali u shpreh se kjo zyrë është “antena” e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor. “Antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor tashmë në Tiranë! Një impuls shtesë për integrimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit, si dhe për lidershipin e Shqipërisë në këto procese. Me Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato, dhe drejtuesen e Zyrës, Tatiana Mrazikova.”, tha kryetarja e Kuvendit.