Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gara për kreun e Kushtetueses/ Denar Biba u tërhoq nga konkurrimi, kush janë 6 kandidatët e kualifikuar në garë
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant të kreut të Kushtetueses, pas tërheqjes nga gara të Denar Bibës. KED njofton se procedura për verifikimin e Denar Bibës përfundoi për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi. Ndërkohë kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Kushtetuese janë: Alban ToroAlma FaskajAsim VokshiFlorian BallhysaGenta Tafa BungoNaureda LlagamiVakanca në krye të Gjykatës Kushtetuese është shpallur nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe. Njoftimi: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve të ftuar sipas pikës 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte, më datë 04.09.2025, mbledhjen e radhës,...