127 arrestime për ekstradim/ Nga janari janë 90 shqiptarë dhe 37 të huaj, krimi kryesor është trafiku i drogës

127 arrestime për ekstradim/ Nga janari janë 90 shqiptarë dhe 37 të huaj, krimi kryesor është trafiku i drogës

Arrestimi i Luan Gripshit është një nga rastet kur policia bashkëpunon me partnerët për lokalizimin e personave që kërkohen nga drejtësia. Nga janari deri në gusht janë arrestuar me qëllim ekstradimin 127 persona, nga të cilët 90 kanë qenë shqiptarë dhe 37 të huaj. Bashkëpunimi më i shpeshtë i Interpol Tiranës është me autoritetet italiane. Rezulton se shumë shqiptarë, kryesisht të përfshirë në trafikun e drogës, pasi bien në kurthin e ligjit, kthehen në Shqipëri për t’i shmangur drejtësisë. Shkëmbimi i informacionit mes palëve çon në lokalizimin dhe arrestimin me qëllim ekstradimin e tyre. Një rritje ka pësuar edhe numri i rasteve kur shqiptarët në konflikt me ligjin në vendin tonë arrestohen në vende të tjera. Së fundmi, edhe Emiratet e Bashkuara nuk janë më...